Kursi I Fasetave Të Kompozitit 2.0
Rreth kursit:
Kursi i Fasetave të Kompozitit 2.0 me Dr. Vesa Mita Kurtolli është një program teoriko- praktik (hands-on), i dizajnuar për dentistët që dëshirojnë të çojnë aftësitë e tyre estetike në një nivel më të lartë.
Kursi do të mbahet në datat 27–28 Mars 2026 te Akademia Delta Dent, Tiranë. Ky kurs intensiv dy-ditor fokusohet në teknikat moderne të fasetave të kompozitit, protokollet e layering-ut, morfologjinë natyrale dhe arritjen e rezultateve estetike të parashikueshme.
I ndërtuar mbi punime reale klinike dhe udhëzim profesional nga ekspertja, Kursi i Fasetave të Kompozitit 2.0 ju fuqizon të realizoni rezultate shumë estetike, minimale invazive dhe afatgjata në praktikën e përditshme.
Çfarë do të mësoni në këtë kurs?
- Planifikimi i detajuar dhe metodat e ndryshme të aplikimit të fasetave nga kompoziti (me anë të mock-up, me dore të lirë dhe me anë të matricave)
- Preparimi/dekortikimi i incizivit lateral në model për të arritur formën “peg” dhe/ose preparimi i incizivit qëndror për të arritur formën e duhur para aplikimit të kompozitit.
Ndërtimi i fasetës nga kompoziti në dy mënyra:
- Me anë të “mock-up guide”
- Me anë të matricave dhe dorë të lirë (free hand)
- Vendosja e karakterizimit/natyralitetit duke përdorur kompozite me ngjyrë.
- Modelimi përfundimtar
- Lustrimi final
Kush duhet të marrë pjesë në kurs?
- Dentistët e përgjithshëm
- Praktikantët
- Laborantët
- Të gjithë klinicistët që dëshirojnë të përmirësohen në fushën e estetikës dentare
For more information and registration, contact: