Kursi Për Dekortikimin E Dhëmbëve 1.0

Koncepti Vertikal Në Stomatologjinë Restorative Moderne

Akademia Delta Dent, Tiranë

10-11 Prill 2026

Rreth Kursit:

Ky kurs intensiv dyditor praktik (hands-on) është konceptuar për t’u ofruar dentistëve një kuptim të thelluar dhe të zbatueshëm klinik të Konceptit të Preparimit Vertikal në stomatologjinë moderne restauruese. Kursi kombinon bazat teorike, analiza klinike, video demonstrative dhe ushtrime praktike, duke u fokusuar në dekortikimin dentar, menaxhimin e indeve të buta, fazën provizore, marrjen e masave dhe çimentimin final sipas Protokollit të Thjeshtuar Protetik (SPP).

Ky trajnim është ideal për dentistët që synojnë të përmirësojnë integrimin biologjik, stabilitetin periodontal, estetikën dhe jetëgjatësinë e restaurimeve fikse.

Course Highlights:

Rreth Dr. Fabio Scutella:

Fabio Scutellà, DDS, CAGS, MSD, është një nga figurat më të njohura dhe më me ndikim në fushën e protetikës dentare dhe implant-protetikës në nivel ndërkombëtar. Ai u diplomua si Doctor of Dental Surgery (DDS) në vitin 1991 dhe vijoi specializimin e avancuar në Boston University Henry M. Goldman School of Dental Medicine (SHBA), ku në vitin 1999 përfundoi me sukses Certificate of Advanced Graduate Study (CAGS) në Protetikë si dhe Master of Science in Dentistry (MSD).

Dr. Scutellà është autor dhe bashkautor i dhjetëra artikujve shkencorë të botuar në revista të rishikuara ndërkombëtare, duke kontribuar ndjeshëm në zhvillimin shkencor të protetikës moderne dhe rehabilitimit oral mbi dhëmbë dhe implante. Ai është autor i dy veprave madhore në literaturën dentare bashkëkohore, ndër to libri shumë i vlerësuar “The Vertical Preparation Approach: Scientific and Clinical Considerations on Teeth and Implants”, botuar nga Quintessence Publishing në vitin 2022, një referencë kyçe për qasjet moderne në përgatitjen vertikale.

Me mbi 200 ligjërata dhe prezantime në kongrese kombëtare dhe ndërkombëtare në mbarë botën, Dr. Scutellà njihet si një lektor karizmatik, i qartë dhe thellësisht shkencor, i aftë të lidhë teorinë me praktikën klinike të përditshme.

Kush duhet të marrë pjesë në kurs?

  • Dentistët e përgjithshëm
  • Praktikantët
  • Laborantët
  • Të gjithë klinicistët që dëshirojnë të përmirësohen në fushën e estetikës dentare

Qyteti mirekëpritës:

Tirana- kryeqyteti plot jetë i Shqipërisë, është një qytet ku tradita takon modernitetin. Tirana ofron arkitekturë shumëngjyrëshe, kafene të gjalla, histori të pasur dhe një frymë mikpritëse.

For more information and registration, contact:

Cart (0 items)